Aktivitet trajnues: “Roli i prokurorit në fazën e ekzekutimit të vendimit penal. Gjykata kompetente e trajtimit të kërkesave përgjatë ekzekutimit të vendimit. ”

Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës organizon në datë 10  Mars 2023 aktivitetin me temë: 

“Roli i prokurorit në fazën e ekzekutimit të vendimit penal. Gjykata kompetente e trajtimit të kërkesave përgjatë ekzekutimit të vendimit. Jurisprudenca vendase dhe GJEDNJ-së, konstatimet dhe interpretimet lidhur me kërkesat apo të drejtat themelore të pretenduara të cenuara nga të dënuarit në fazën e ekzekutimit të vendimit.”

Paneli në këtë aktivitet trajnues përbëhet nga:

Ekspertë ShM:

Migena Laska

Armand Gurakuqi

Lehtësues:

Olkeda Liçe

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema të ndryshme si:

  • Roli i prokurorit në fazën e ekzekutimit të vendimit penal
  • Gjykata kompetente e trajtimit të kërkesave përgjatë ekzekutimit të vendimit
  • Ekzekutimi i vendimeve penale- legjislacioni vendas dhe i huaj lidhur me ekzekutimin e vendimeve penale
  • Praktika e GJEDNJ lidhur me ekzekutimin e vendimeve penale
  • Parashkrimi i ekzekutimit të vendimeve penale dhe praktika e GJEDNJ
  • Interpretimet lidhur me kërkesat apo të drejtat themelore të pretenduara të cenuara nga të dënuarit në fazën e ekzekutimit të vendimit.

Quiz https://egg.al/quiz/qsm_quiz/trajnim10mars/